Gjenerali amerikan: Nuk e prisnim që Irani të shkatërronte bazat tona
-
Mike Mullen, ish-kryetar i Shefave të Shtabeve të Bashkuara të Forcave të Armatosura të SHBA-së
Pars Today – Ish-kryetari i Shefave të Shtabeve të Bashkuara të Forcave të Armatosura të SHBA-së, duke kritikuar vendimin e Donald Trumpit për dislokimin afatgjatë të anijeve në luftën kundër Iranit, pranoi se SHBA-ja nuk e priste që bazat e veta në rajon të shkatërroheshin dhe asgjësoheshin nga Irani.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve të Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), Mike Mullen, ish-kryetar i Shefave të Shtabeve të Bashkuara të Forcave të Armatosura të SHBA-së, mbrëmjen e së dielës, në emisionin "This Week" të rrjetit televiziv ABC News, tha: “Dislokimi afatgjatë i aeroplanmbajtëseve është një praktikë e zakonshme, por në përgjigje të deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, se ky dislokim nuk kishte zgjatur mjaftueshëm, duhet të them se dislokime të tilla për një periudhë kaq të gjatë i shkaktojnë dëme ekuipazhit.”
Duke iu referuar kapaciteteve ushtarake dhe operacioneve mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit përballë agresioneve të SHBA-së dhe regjimit sionist, ai tha: “Mendoj se ne qartësisht nuk e prisnim që bazat amerikane në rajon, ku më parë kishim trupa, të shkatërroheshin dhe të asgjësoheshin.”
Pas bërjes lajm të gjendjes kritike logjistike të aeroplanmbajtëses "Abraham Lincoln", e cila ishte dislokuar në një mision të gjatë për të mbështetur luftën e paligjshme kundër Iranit në Azinë Perëndimore, dhe raportimeve të bujshme për vetëvrasjen e personelit të saj, një grup anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së kërkuan shpjegime lidhur me këtë çështje.
Aeroplanmbajtësja "Abraham Lincoln" ka rreth 5 mijë marinarë dhe marinsa, misioni i së cilës filloi më 21 nëntor dhe është zgjatur në mbështetje të luftës së paligjshme dhe agresive të SHBA-së kundër Iranit.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)