Reagimet ndërkombëtare ndaj shpërthimit terrorist në Hilla të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36292-reagimet_ndërkombëtare_ndaj_shpërthimit_terrorist_në_hilla_të_irakut
RII, Hezbullahu i Libanit. Egjipti. Anglia dhe Amerikane, kanë dënuar sulmin terrorist në Hilla të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 25, 2016 09:18 Europe/Tirane
  • Reagimet ndërkombëtare ndaj shpërthimit terrorist në Hilla të Irakut

RII, Hezbullahu i Libanit. Egjipti. Anglia dhe Amerikane, kanë dënuar sulmin terrorist në Hilla të Irakut.

Sipas IRIB, në shpërthimin terrorist të ditës së enjte ku një autobombë shpërtheu pranë një pompe benzine në rajonin Al Shomali në qytetin Hilla, qendër e provincës Babel, në jug të Bagdadit, 80 pelegrinë husejnian u martirizuan dhe 20 të tjerë u plagosën. Presidenti irakian Fuad Masuk të enjten në mbrëmje ka dënuar këtë sulm terrorist në Hilla, duke thënë se populli dhe forcat irakiane janë të gatshme për çrrënjosjen e grupeve terroriste. Zëdhënësi i MPJI z. Behram Kasemi, duke dënuar shpërthimin terrorist në Hilla, ka thënë se RII solidarizohet thellë më popullin irakian si dhe me familjet e viktimave. Po ashtu edhe qeveria e Egjiptit dhe Hezbullahu i Libanit e kanë dënuar shpërthimin terrorist në Hilla, si dhe kanë shprehur solidarizimin e tyre me familjet e viktimave. Tobias Vood, zv/ministër i jashtëm i Britanisë të enjten në mbrëmje ka dënuar po ashtu shulmin terrorist në Hilla. Edhe Bert McGork, përfaqësuesi special i SHBA në koalicionin amerikan për luftë kundër ISIS, në llogarinë e tij personale në tuiter, ka shkruar se Uashingtoni dënon këtë sulm terrorist ku mori jetën dhe plagosi qindra persona.