Rritet numri i të vrarëve në Hilla të Irakut
Numri i dëshmorëve husejnian nga shpërthimi terrorist që ndodhi në qytetin Hilla në provincën Babel të Irakut, ka arritur në 100 vetë, shumica e të cilëve janë shtetas iranianë.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, si pasojë e shpërthimit të djeshëm në qytetin Hilla, qendër e provincës Babel në Irak, janë martirizuar të paktën 100 pelegrinë husejnianë, ku shumica prej tyre janë shtetas iranianë. Po ashtu sipas këtij burimi, nga ky shpërthim terrorist janë plagosur dhjetëra persona. Thuhet se për shkak të shpërthimit masiv që ka ndodhur, është e mundshme që të rritet numri i dëshmorëve. Sipas një zyrtari irakian të sigurisë, të paktën 6 autobusë të mbushur me pelegrinë kanë qenë afër shpërthimit terrorist dhe të gjithë janë kapluar nga zjarri. Përgjegjësinë për këtë sulm terrorit e ka marrë grupi terrorist ISIS.