"Vëllazëria Myslimane" asnjë lidhje me grupet e armatosura
Nëntor 25, 2016 14:37 Europe/Tirane
Lideri i grupit "Vëllazëria Myslimane" të Egjiptit ka mohuar se ky grup ka lidhje me ndonjë grup të armatosur.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Mohamed Al Beltaxhi, një nga liderët e grupit "Vëllazëria Myslimane" të Egjiptit, të enjten gjatë seancës së gjykimit të tij, ka thënë se ky grup nuk ka asnjë lidhje me grupet e armatosura terroriste por është opozitë vetëm e pushtetit në Egjipt. Një numër i grupeve të armatosura janë aktive në provincën Sinai në Egjipt ku shumica e tyre njihen si grupi i ashtuquajtur "Ansar Bejtul Mokades", që pas shfaqjes së besnikërisë ndaj grupit terrorist ISIS, ndërruan emrin e tyre në "Velajeti i SInait".
Tags