Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36325-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_në_jemen
Arabia saudite ka vazhduar sulmet e saj ajrore dhe artilerike në rajone të ndryshme të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2016 14:35 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen

Arabia saudite ka vazhduar sulmet e saj ajrore dhe artilerike në rajone të ndryshme të Jemenit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar kanalin televiziv Al Masire të Jemenit, avionët luftarakë dhe artileria e Arabisë Saudite të premten kanë bombarduar rajone të ndryshme në qytetin Manbe në provincën Sade në veriperëndim të Jemenit, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë jemenas. Po ashtu edhe dronët amerikanë kanë kryer sulme në provincën Al Jizae në Jemen. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar bazat e mercenarëve sauditë, duke vrarë dhe plagosur qindra mercenarë si dhe duke shkatërruar sasi të madhe armatimi. Arabia Saudite së bashku me disa vende të tjera arabe ka nisur sulmet kundër Jemenit që prej Marsit 2015 me qëllim që të rikthejë presidentin e vetë dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Nga këto sulme deri tani kanë humbur jetën 8 mijë persona.