Vazhdojnë fitoret e ushtrisë siriane kundër terroristëve
Ushtarët siriane në vazhdën e operacioneve kundër terroristëve në lindje të provincës Alepo, në veri të Sirisë, kanë marrë tërësisht nën kontroll qytetin Henano.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, forcat e ushtrisë siriane po ashtu kanë vazhduar operacionet në rajone tjera në lindje të Alepos. Terroristët nuk lejojnë largimin e qytetarëve siriane që banojnë në rajonet lindore të Alepos dhe i përdorin ata si mburoja humane. Ditë më parë, Komanda e përgjithshme e ushtrisë siriane u kërkoi banorëve të pjesës lindore të Alepos, të qëndrojnë në banesat e tyre. Gjithashtu kjo komandë u kërkoi personave të armatosur të ndalin bombardimin e zonave të banuara dhe të shfrytëzojnë amnistinë e të dorëzojnë armët, për tu rikthyer në jetën normale pranë familjeve të tyre.