Ansarullah: Arabia nuk do të realizojë qëllimet e saj në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36388-ansarullah_arabia_nuk_do_të_realizojë_qëllimet_e_saj_në_jemen
Lëvizja popullore Ansarullah në Jemen deklaroi se Arabia Saudite me sulmet e saj kundër Jemenit nuk do të arrijë të realizojë qëllimet e saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2016 10:43 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Arabia nuk do të realizojë qëllimet e saj në Jemen

Lëvizja popullore Ansarullah në Jemen deklaroi se Arabia Saudite me sulmet e saj kundër Jemenit nuk do të arrijë të realizojë qëllimet e saj.

Muahmed Absul’selam zëdhënësi i kësaj lëvizjeje tha se lufta i ka imponuar Arabisë Saudite trysni të shumta dhe në rast se ajo vazhdon agresionin kundër Jemenit, kufijtë nuk do t’i ketë të sigurt. Ai shtoi se marrëveshja e Maskatit vazhdon të jetë aktive por me kushtin që palët të respektojnë seriozisht angazhimet dhe të heqin bllokadën kundër Jemenit, pasi deri në atë kohë kur bllokada të jetë vendosur, pala jemenase nuk do të krijojë komitetin e armëpushimit. Jemenasit nuk janë të kënaqur nga veprimtaria e Ismail Ould Sheik Ahmed i cili duhet të jetë asnjanës në punën e tij.