Gjendje e rëndë e grave palestineze në burgjet izraelite
Qendra palestineze për të burgosurit paralajmëroi se gjendja e grave palestineze në burgjet e regjimit të Izraelit është tepër e rëndë.
Në një raport të kësaj qendre, bëhet e ditur se aktualisht 58 gra palestineze ndodhen në kushte tepër të rënda në burgjet izraelite dhe regjimi i Izraelit po pengon procesin e lirimit të tyre. Në këtë raport theksohet se Felestine Ferid Abdulatif Naxhm, një e burgosur palestineze 39 vjeçare është arrestuar më 11 nëntor 2013 dhe që prej asaj kohe ndodhet në burgjet izraelite për shkak se regjimi i Tel Avivit po saboton procesin e lirimit të saj. Qendra palestineze për të burgosurit bëri të ditur se mbi 1000 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite mbahen pa asnjë akuzë dhe pa proces gjyqësor, ndërsa 160 të burgosur palestinezë vuajnë nga kanceri dhe sëmundje të tjera të pashërueshme.