Përpjekjet dhe pengesat e zgjidhjes së krizës në Jemen
I dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, ka theksuar për vazhdimin e negociatave midis grupeve jemenase për zgjidhjen e krizës në këtë vend.
Sipas kanalit televiziv libanez Al Mejadin, Ismail Veled Al Sheikh Ahmed, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, në përfundim të negociatave të Kuvajtit për arritjen e paqes në Jemen, në një konferencë për shtyp ka thënë se konsultimet në lidhje me paqen në Jemen për gjetjen e rrugës për zgjidhjen e kësaj krize do të vazhdojnë dhe struktura e përpjekjeve do të ndryshojë. Negociatat për paqe ne Jemen, të cilat zhvillohen në Kuvajt, janë shtyrë disa herë për shkak të sabotimeve të delegacionit të Riadit që kontrollohet plotësisht nga regjimi i Arabisë Saudite. Në këto negociata marrin pjesë përfaqësues të lëvizjes Ansarullah, Kongresit Popullor dhe Delegacionit të Riadit që përfaqëson presidentin e dorëhequr Mansur Hadi. I dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit nuk ka njoftuar në lidhje me kohën e fillimit të raundit të ri të negociatave të paqes, por ka thënë se ekziston mundësia që në Maskat të Omanit të rifillojnë përsëri negociatat për paqen në Jemen. Nga ana tjetër, lëvizja popullore Ansarullah në Jemen deklaroi se Arabia Saudite me sulmet e saj kundër Jemenit nuk do të arrijë të realizojë qëllimet e saj. Muhamed Absul’selam zëdhënësi i kësaj lëvizjeje tha se lufta i ka imponuar Arabisë Saudite trysni të shumta dhe në rast se ajo vazhdon agresionin kundër Jemenit, kufijtë nuk do t’i ketë të sigurt. Ai shtoi se marrëveshja e Maskatit vazhdon të jetë aktive por me kushtin që palët të respektojnë seriozisht angazhimet dhe të heqin bllokadën kundër Jemenit, pasi deri në atë kohë kur bllokada të jetë vendosur, pala jemenase nuk do të krijojë komitetin e armëpushimit. Jemenasit nuk janë të kënaqur nga veprimtaria e Ismail Veled Sheik Ahmed i cili duhet të jetë asnjanës në punën e tij. Ndërkohë, aktivistë dhe ekspertë të çështjeve politike në Jemen, thonë se Arabia Saudite ka shtuar rastet e përdorimit të armëve të ndalura në Jemen. Husein Bakhiti ekspert i çështjeve politike të Jemenit në një intervistë dhënë kanalit Press Tv ka thënë se krimet e sauditëve kundër popullit jemenas janë shtuar akoma më shumë me përdorimin e armëve të ndaluara në sulmet kundër Jemenit. Sipas kanalit Press Tv bombardime ka pasur në një treg të provincës Hexha në veriperëndim të Jemenit, duke lënë të vrarë e të plagosur disa civilë. Në këto bombardime, avionë luftarakë të Arabisë Saudite sulmuan një kampion me mallra po në provincën Hexha. Nga ana tjetër ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud kanë vrarë të paktën 25 mercenarë sauditë në qytetin Taiz në jugperëndim të Jemenit.