Amerika, përkrahësja kryesore e tensioneve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36583-amerika_përkrahësja_kryesore_e_tensioneve_në_jemen
Një anëtar i lartë i lëvizjes popullore jemenase Ansarullah, deklaroi se duke përkrahur vazhdimin e trazirave dhe luftës në Jemen, Amerikan synon të shtojë ndikimin e saj dhe të regjimit sionist në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2016 16:52 Europe/Tirane
  • Amerika, përkrahësja kryesore e tensioneve në Jemen

Një anëtar i lartë i lëvizjes popullore jemenase Ansarullah, deklaroi se duke përkrahur vazhdimin e trazirave dhe luftës në Jemen, Amerikan synon të shtojë ndikimin e saj dhe të regjimit sionist në rajon.

Muhamed Al Bakhiti, anëtar i lartë i lëvizjes popullore jemenase Ansarullah, tha: “Gjithmonë e kemi ditur se Uashingtoni përkrah presidentin e dorëhequr dhe të arratisur të Jemenit, Mansur Hadi, dhe me këtë përkrahje është përpjekur të minimizojë rolin e lëvizjes popullore Ansarullah.” Ai shtoi se Amerika ka trajnuar dhe armatosur forcat besnike të Mansur Hadit si dhe regjimin Al Saud që për 20 muaj po kryen një agresion barbar kundër popullit jemenas. Gjatë agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, mijëra civilë jemenas janë vrarë dhe është shkatërruar mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.