Egjipti përgënjeshtron dërgimin e forcave ushtarake në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36628-egjipti_përgënjeshtron_dërgimin_e_forcave_ushtarake_në_siri
Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit të dielën ka përgënjeshtruar dërgimin e forcave ushtarake egjiptiane në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2016 03:51 Europe/Tirane
  • Egjipti përgënjeshtron dërgimin e forcave ushtarake në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit të dielën ka përgënjeshtruar dërgimin e forcave ushtarake egjiptiane në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Ahmed Abu Zejd, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit me anë të një deklarate, ka përgënjeshtruar lajmet e publikuar në mediet arabe në lidhje me dërgimin e forcave ushtarake të Egjiptit në Siri dhe ka theksuar se Egjipti i qëndron besnik parimit për mosndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera. Abu Zejd ka shtuar: "Çfarëdo lloj dërgimi i forcave ushtarake në kuadër të misionit jashtë vendit, kryesisht bëhet në bazë të Kushtetutës së Egjiptit dhe rregullave përkatëse të këtij vendi dhe nuk bëhet në mënyrë të fshehur. Spekulimet e publikuara në mediet arabe në lidhje me praninë e forcave ushtarake egjiptiane në territorin e Sirisë nuk janë të vërteta dhe qëllimi i publikimit të këtyre spekulimeve është i qartë për të gjithë",- ka thënë ndër të tjera zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit. Vlen të theksohet se gazeta libaneze "Safir" në një raport të saj ka deklaruar se Egjipti që nga 12 nëntori ka dërguar një grup ushtarakësh i përbërë nga 18 pilotë në Siri dhe këta ushtarakë kanë arritur në bazën ajrore në Hamah të Sirisë.