Vazhdohet gjendja emergjente në territoret e pushtuara të Palestinës
Me vazhdimin e zjarreve në territoret e pushtuara të Palestinës dhe paaftësisë së sionistëve për ta kontrolluar zjarrin, regjimi sionist ka vazhduar gjendjen emergjente në territoret e pushtuara të Palestinës.
Agjencia e lajmeve Kods, njoftoi se autoritetet sioniste kanë deklaruar se dëmet e shkaktuara nga zjarret në këtë rajon kanë shkuar mbi 130 milionë dollarë. Burimet sioniste pohojnë se për shkak të zjarreve në territoret e pushtuara të Palestinës deri më tani janë djegur 1100 hektar pyje dhe një sipërfaqe e madhe e zonave urbane kanë pësuar dëme të mëdha. Ndërkohë Avigdor Liberman, ministri i luftës së regjimit sionist, ka akuzuar palestinezët për implikim në ndezjen e zjarreve rreth Kodsit të pushtuar dhe qytetit Haifa dhe ka deklaruar se reagimi i Izraelit ndaj këtij veprimi do të jetë zgjerimi i kolonive sioniste. Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës me anë të një deklarate, ka theksuar se regjimi sionist zjarret në territoret e pushtuara të Palestinës po i shfrytëzon si pretekst për pushtimin dhe uzurpimin e tokave palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe për zbatimin e politikave të tij raciste.