Plani tre fazash i Egjiptit për reduktimin e bllokadës së Gzës
Një prej liderëve të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës ka bërë të ditur planin tre fazash të Egjiptit për reduktimin e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.
Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se Dhulfikar Suvejrxhu, një prej liderëve të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, ka deklaruar se autoritetet egjiptiane kanë ndërmend që në muajt e ardhshme gjatë tre fazave të ndryshojnë gjendjen e korridorit Rafah dhe të lehtësojnë qarkullimin e palestinezëve nga ky korridor. Suvejrxhu duke u shpreh optimist për ndryshimin e situatës në Gaza dhe reduktimin e bllokadës ndaj këtij rajoni, deklaroi se rindërtimi i korridorit Rafah, ndryshimi i gjendjes së rajonit Sinai dhe përmirësimi i rrjetit për transferimin e energjisë elektrike, janë hapa themelor për reduktimin e bllokadës së Gazës nga Egjipti. Burimet palestineze para kësaj kanë njoftuar se Egjipti ka ndarë një buxhet 5 milionë dollarë për rindërtimin e korridorit Rafah.