ISIS tërhiqet nga një pjesë e rajonit Sharkat
Nëntor 28, 2016 04:24 Europe/Tirane
Pas disfatave të njëpasnjëshme, ISIS është detyruar të tërhiqet nga një pjesë e rajonit Sharkat pjesë e provincës Selahudin të Irakut.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sumarie News, sipas të cilës Mashtek Taleb përgjegjës për sigurinë dhe Rashid Mutlak gjykatësi i sheriatit të ISIS, kanë lëshuar urdhër që forcat e këtij grupi terrorist takfirist të tërhiqen nga rajoni Sharkat. Për pasojë të këtij urdhri numri i elementëve të ISIS në rajonet Sahel Asir, Kanus, Geraxh dhe Sedra është ulur ndjeshëm. Sipas autoriteteve irakiane, tërheqja e elementëve të ISIS nga këto zona dëshmon se terroristët e ISIS janë të tmerruar dhe frikësuar nga avancimet e ushtrisë irakiane.
Tags