Ushtria jemenase sulmon bastionet e regjimit Saudit
Forcat e Jemenit kanë sulmuar bastionet Asir dhe Xhiza të regjimit Al Saud në jug të Arabisë Saudite.
Forcat e ushtrisë dhe ato popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud kanë sulmuar mercenarët sauditë dhe automjetet e tyre në rajonin Gil pjesë e provincës Xhuf duke vrarë dhe plagosur shumë prej tyre. Civilët jemenas vazhdojnë të jenë viktimat e sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit Al Saud në Jemen. Burimet informative bëjnë të ditur se avionët luftarakë të Jemenit kanë sulmuar provincën Taiz duke shkaktuar dëmtime të rënda në rrjetin e komunikacionit të kësaj province. Qendër e sulmeve të avionëve luftarakë sauditë në Taiz ka qenë qyteti Makha ku janë vrarë 11 persona dhe plagosur të paktën 8 të tjerë. Gjithashtu avionët sauditë kanë bombarduar dy herë rajonin Jaf në veri të Jemenit duke shkaktuar dëmtime të shumta tek shtëpitë e banimit.