Jep dorëheqje qeveria e Kuvajtit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36730-jep_dorëheqje_qeveria_e_kuvajtit
Kabineti i Kuvajtit ka dhënë dorëheqje, disa ditë pasi që gjykata e lartë shfuqizoi zgjedhjet legjislative, citon AFP mediat lokale në Kuvajt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2016 14:38 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqje qeveria e Kuvajtit

Kabineti i Kuvajtit ka dhënë dorëheqje, disa ditë pasi që gjykata e lartë shfuqizoi zgjedhjet legjislative, citon AFP mediat lokale në Kuvajt.

Kabineti qeveritar u formua katër muaj më parë, pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, në të cilat opozita korri një fitore impresive, duke siguruar shumicën.Ky është kabineti i nëntë qeveritar i vendit anëtar të OPEC-ut që jep dorëheqje, që nga shkurti i 2006-ës. Dy nga ministrat e kabinetit 16 anëtarësh u detyruan të japin dorëhejqe në javët e kaluara.