Shpërthim terrorist në Bagdad
Nëntor 28, 2016 17:04 Europe/Tirane
Burime të sigurisë së Irakut bënë të ditur se si pasojë e një shpërthimi terrorist në në rajonin tregtar Xhamile në lidnje të Bagdadit u vranë dy civilë dhe shtatë janë plagosur.
Gjithashtu terroristët e ISIS kanë sulmuar me mortaja një qendër të sigurisë në perëndim të provincës Anbar, duke vrarë 4 forca të sigurisë së Irakut e duke plagosur një tjetër. Ndërkohë, mësohet se pjesëtarët e ISIS janë të pranishëm në disa rajone në veri të qytetit Hit, ndërsa ushtria irakiane e përkrahur edhe nga fiset sunite, ka filluar operacionin për spastrimin e këtyre zonave nga prania e terroristëve.
Tags