Heidar Ebadi takohet me krerët e fiseve irakiane
(last modified Mon, 28 Nov 2016 19:34:25 GMT )
Nëntor 28, 2016 20:34 Europe/Tirane
  • Heidar Ebadi takohet me krerët e fiseve irakiane

Kryeministri i Irakut në takim me krerët e fiseve në perëndim të këtij vendi, diskutoi në lidhje me vazhdimin e operacionit për çlirimin e rajoneve perëndimore të Irakut që ndodhen ende nën pushtimin e ISIS.

Heidar Ebadi në takim me delegacionin e krerëve të fiseve të provincës Anbar, theksoi rolin e rëndësishëm të fiseve të kësaj province në luftën kundër terrorizmit, si dhe në përpjekjet për vendosjen e sigurisë, stabilitetit dhe të pajtimit kombëtar. Nga ana e tyre, krerët e fiseve të provincës Anbar vlerësuan rolin e z. Ebadi në çlirimin e rajoneve të ndryshme të vendit nga pushtimi i ISIS dhe u angazhuan për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit.

 

Tags