Prezantohet kabineti i shpëtimit kombëtar në Jemen
Këshilli i lartë politik i Jemenit në një takim të jashtëzakonshëm të tij në Sana, ku i pranishëm ishte edhe Saleh Samad kryetar i këtij këshilli dhe Kasem Labuza zëvendësi i tij së bashku me Abdul’aziz Bin Habtur kryeministër i qeverisë së shpëtimit kombëtar, ka zgjedhur anëtarët përbërës të kabinetit qeveritar.
Qëllimi i këtij takimi, që u krye në kushte tepër të vështira është përmirësimi i gjendjes dhe situatës në vend, përballja me armikun nga aspekti ekonomik, ushtarak dhe politik. Këshilli i lartë politik i Jemenit në këtë takim ka theksuar se rezistenca kundër Arabisë Saudite do të vazhdojë nëse kjo e fundit insiston në vazhdimin e agresionin kundër Jemenit. Në takim është prezantuar lista me emrat e 42 personave për postet ministrore dhe të kabinetit qeveritar të cilët janë prezantuar nga lëvizja Ansarullah dhe aleatët e saj dhe nga lëvizja Kongresi Popullor dhe aleatët e saj. Në kabinetin e qeverisë së shpëtimit kombëtar gjeneral Muhamed Naser Atefi është zgjedhur ministër i mbrojtjes, gjeneral Muhamed Abdullah Goui ministër i brendshëm, Hesham Sharaf Abdullah Ministër i jashtëm dhe Muhamed Selam Bin Hafidh ministër i shëndetësisë.