Përfaqësuesi i OKB kundër qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36922-përfaqësuesi_i_okb_kundër_qeverisë_së_shpëtimit_kombëtar_të_jemenit!
Përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit të martën ka pretenduar se lëvizja Ansarullah me formimin e qeverisë së re nuk ndihmon aspak Jemenin dhe çuarjen përpara të planit për paqe në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 30, 2016 04:05 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i OKB kundër qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit!

Përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit të martën ka pretenduar se lëvizja Ansarullah me formimin e qeverisë së re nuk ndihmon aspak Jemenin dhe çuarjen përpara të planit për paqe në këtë vend.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ismail Ould Shejkh Ahmed, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, në një deklaratë të tij pretendoi se veprimi i lëvizjes Ansarullah për formimin e qeverisë së re, dëmton përpjekjet që po bëhen me mbështetjen e OKB për t'i dhënë fund krizës dhe konfliktit 20 mujor në këtë vend. Përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit gjithashtu pretendoi se ky veprim i lëvizjes Ansarullah dhe i partisë Kongresi Popullor i Jemenit në rrethanat aktuale nuk ndihmon popullin e Jemenit, por komplikon edhe më tepër situatën në këtë vend. Përfaqësuesi i OKB për çështje të Jemenit ka kritikuar formimin e qeverisë për shpëtim kombëtar në Jemen në kohën kur populli jemenas gjithmonë ka akuzuar atë për mbështetje ndaj Arabisë Saudite. Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit gjatë përpjekjeve të tij për zgjidhjen e krizës së këtij vendi gjithnjë ka mbështetur vetëm palën e Arabisë Saudite dhe nuk ka bërë përpjekje serioze për zgjidhjen e krizës së Jemenit. Vlen të theksohet se qeveria e re e Jemenit është formuar nga lëvizja Ansarullah dhe nga partia Kongresi Popullor i Jemenit dhe kryesohet nga Abdulaziz bin Habtur.