Vazhdojnë krimet e ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i36934-vazhdojnë_krimet_e_isis_në_irak
Organizata e Inteligjencës së Irakut ka deklaruar se gjatë krimeve më të fundit të grupit terrorist ISIS në qytetin Mosul, janë vrarë edhe disa civilë të tjerë irakianë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 30, 2016 10:34 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet e ISIS në Irak

Organizata e Inteligjencës së Irakut ka deklaruar se gjatë krimeve më të fundit të grupit terrorist ISIS në qytetin Mosul, janë vrarë edhe disa civilë të tjerë irakianë.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Organizata e Inteligjencës Irakiane ka thënë se grupi terrorist terroristët e grupit ISIS për ta mbyllur një rrugë kryesore në qytetin Mosul, kanë shpërthyer një cisternë të mbushur me eksplozive ku si pasojë e këtij shpërthimi janë vrarë të paktën 22 civilë irakianë. Nga ana tjetër, avionët luftarakë të Iranit kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në provincën ISIS dhe kanë vrarë 11 komandantë të këtij grupi terrorist. Kanali televiziv Al-Irakija bëri të ditur se zyra informative e Shtabit Luftarak të Irakut me anë të një deklarate ka thënë se avionët luftarakë F-16 të Irakut gjatë këtyre operacioneve kanë vrarë 11 komandantë të ISIS dhe 18 terroristë të tjerë të këtij grupi terrorist. Avionët luftarakë irakianë gjatë një operacioni tjetër kanë shkatërruar një bazë të terroristëve në perëndim të Mosulit. Në këto operacione janë vrarë edhe shtatë ekspertë ushtarak nga vendet e tjera të cilët kishin pajisur me bomba disa dronë të terroristëve.