Lëvizja Ansarullah kërkon mbështetje për qeverinë e shpëtimit kombëtar
Lideri i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen, në një mesazh të tij me rastin e ditës së pavarësisë së këtij vendi, pasi ka uruar popullin jemenas për këtë ditë, i ka ftuar jemenasit të manifestojnë në mbështetje të qeverisë së shpëtimit kombëtar.
Populli jemenas sot më shumë se kurdoherë tjetër ka nevojë për ruajtjen e unitetit përballë agresorëve, ka thënë në fjalën e tij Abdul’malek Badredin Houthi, lideri i lëvizjes Ansarullah në Jemen. Vlen të theksohet se këshilli i lartë politik i Jemenit në një takim të jashtëzakonshëm të tij në Sana, ku i pranishëm ishte edhe Saleh Samad kryetar i këtij këshilli dhe Kasem Labuza zëvendësi i tij së bashku me Abdul’aziz Bin Habtur kryeministër i qeverisë së shpëtimit kombëtar, ka zgjedhur anëtarët përbërës të kabinetit qeveritar. Qëllimi i këtij takimi, që u krye në kushte tepër të vështira është përmirësimi i gjendjes dhe situatës në vend, përballja me armikun nga aspekti ekonomik, ushtarak dhe politik. Këshilli i lartë politik i Jemenit në këtë takim ka theksuar se rezistenca kundër Arabisë Saudite do të vazhdojë nëse kjo e fundit insiston në vazhdimin e agresionin kundër Jemenit. Në takim është prezantuar lista me emrat e 42 personave për postet ministrore dhe të kabinetit qeveritar të cilët janë prezantuar nga lëvizja Ansarullah dhe aleatët e saj dhe nga lëvizja Kongresi Popullor dhe aleatët e saj.