Vriten 2000 forca të sigurisë irakiane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37189-vriten_2000_forca_të_sigurisë_irakiane
OKB ka njoftuar se gjatë muajit nëntor 2016 janë vrarë rreth 2000 forca irakiane të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 11:42 Europe/Tirane
  • Vriten 2000 forca të sigurisë irakiane

OKB ka njoftuar se gjatë muajit nëntor 2016 janë vrarë rreth 2000 forca irakiane të sigurisë.

Sipas gazetës franceze Le Figaro, OKB të enjten përmes një deklarate, ka njoftuar se rreth 2000 mijë forca irakiane të sigurisë në nivel vendi janë vrarë vetëm gjatë muajit nëntor, pas sulmeve ndaj pozicioneve të grupit terrorist ISIS në Mosul. Sipas kësaj deklarate, 1959 forca irakiane kanë humbur jetën, ndërsa 450 të tjerë janë plagosur. Këto statistika përfshijnë forcat e policisë, ushtrisë, forcat kurdë Pishmerga dhe formacione tjera ushtarake të qeverisë irakiane. Në këtë raport, thuhet se në muajin nëntor janë vrarë 926 civilë irakianë si pasojë e sulmeve, dhunës dhe përleshjeve të armatosura. Në muajin tetor ky numër kishte arritur në 2885 persona. OKB ka theksuar se këto statistika nuk duhen marrë si të sakta, sepse numri i të vrarëve dhe të plagosurve mund të jetë edhe më i madh. Jan Kubis, i dërguari i OKB në Irak, ka thënë se numri i të vrarëve dhe i të plagosurve mund të jetë edhe më i madh sesa ai që është paraqitur në raportin e fundit të OKB.