Vazhdimi i krimeve të regjimit saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37219-vazhdimi_i_krimeve_të_regjimit_saudit_në_jemen
Në sulmin e avionëve agresorë të Arabisë Saudite ndaj një veture në rajonin Kataber, në provincën Sade në veri të Jemenit, një civil jemenas u vra dhe një tjetër u plagos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 16:34 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i krimeve të regjimit saudit në Jemen

Në sulmin e avionëve agresorë të Arabisë Saudite ndaj një veture në rajonin Kataber, në provincën Sade në veri të Jemenit, një civil jemenas u vra dhe një tjetër u plagos.

Gjithashtu avionët agresorë sauditë kanë bombarduar katër herë rajone të ndryshme në qytetin Al Hadida në perëndim të Jemenit. Avionët sauditë kanë kryer dy sulme në rajonin Ham në provincën Al Xhuf në lindje të Jemenit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por deri tani nuk është raportuar për viktima. Që prej 26 marsit 2015, regjimi saudit ka ndërmarrë një agresion të gjerë kundër Jemenit dhe deri tani rreth 10 mijë civilë jemenas shumica gra dhe fëmijë kanë humbur jetën, mbi 20 mijë civilë janë plagosur, miliona të tjerë janë shpërngulur dhe mbi 80 përqind e infrastrukturës së vendit është shkatërruar plotësisht.