Ebadi: Disfata totale e ISIS, shumë afër
(last modified Sat, 03 Dec 2016 06:09:24 GMT )
Dhjetor 03, 2016 07:09 Europe/Tirane
  • Ebadi: Disfata totale e ISIS, shumë afër

Kryeministri irakian pasi vuri në dukje progresin dhe avancimin e forcave ushtarake të Irakut në provincën Ninva, tha se shumë shpejt ushtria irakiane do të arrijë fitoren përfundimtare në luftën kundër ISIS.

Hejdar Ebadi, tha se ISIS ka pësuar disfata të rënda në luftën me ushtrinë irakiane dhe shtoi se kryeministria ka hartuar disa plane për çlirimin sa më të shpejtë të qytetit Mosul. Iraku sot më shumë e kurdoherë tjetër ka nevojë për unitet dhe sot çdo shtetas irakian mundohet të çlirojë dhe mbrojë territorin e vendit, tha në fjalën e tij kryeministri Ebadi. Vlen të theksohet se operacioni për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur me urdhrin e 17 tetorit 2016 të kryeministri Hejdar Ebadi dhe që nga ajo kohë ushtria irakiane ka avancuar shumë në luftën kundër ISIS.

Tags