Kritikohet heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve të sauditëve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37336-kritikohet_heshtja_e_bashkësisë_ndërkombëtare_ndaj_krimeve_të_sauditëve_në_jemen
Kryetari i Këshillit të lartë politik të Jemenit dënoi heshtjen e BN përballë krimeve të regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe deklaroi se paqja është opsioni i parë i popullit jemenas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 17:01 Europe/Tirane
  • Kritikohet heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krimeve të sauditëve në Jemen

Kryetari i Këshillit të lartë politik të Jemenit dënoi heshtjen e BN përballë krimeve të regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe deklaroi se paqja është opsioni i parë i popullit jemenas.

Saleh Al Samad, kryetari i Këshillit të lartë politik të Jemenit, deklaroi se sot avionët agresorë sauditë kanë bombarduar Qendrën e kujdesin për të verbërit në Sana, kryeqytet i Jemenit, si dhe një azil pleqsh në qytetin Aden në jug të Jemenit. Megjithë disfatat e njëpasnjëshme në Jemen, Arabia Saudite vazhdon sulmet kundër zonave të banuara në këtë vend, duke shkaktuar shkatërrime si dhe të vdekur e të plagosur në radhët e civilëve jemenas. Nga ana tjetër forcat jemenase në përgjigje të krimeve të regjimit Al Saud, shkatërruan një transportues të blinduar të forcave saudite në provincën Al Xhuf në veri të Jemenit, duke vrarë 7 mercenarë të regjimit Al Saud.