Shpërthim terrorist në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37339-shpërthim_terrorist_në_bagdad
Si pasojë e një shpërthimi terrorist në kryeqytetin e Irakut Bagdad, të paktën 9 civilë irakianë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 17:02 Europe/Tirane
  • Shpërthim terrorist në Bagdad

Si pasojë e një shpërthimi terrorist në kryeqytetin e Irakut Bagdad, të paktën 9 civilë irakianë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur.

Terroristët e ISIS shpërthyen një autobombë në lagjen Al Azimie të Bagdadit, ku përveç civilëve të vrarë e të plagosur, janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. Nga ana tjetër, mësohet se terroristët e ISIS kanë shpërthyer disa qendra të transformatorëve të energjisë elektrike në provincën Ninva, duke shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike në pjesën më të madhe të kësaj province veriore. Autoritetet lokale të provincës Ninva paralajmëruan se në rast të vazhdimit të ndërprerjes së energjisë elektrike, banorët e kësaj province do të kërcënohen nga një krizë humanitare. Kohët e fundit pjesëtarët e grupit terrorist-takfirist ISIS po përdorin ndërprerjen e ujit dhe të energjisë elektrike si mjet presioni ndaj popullsisë civile në Irak.