ISIS kërkon të gjejë zëvendësues për kryetarin Abu Bekr Bagdadi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37384-isis_kërkon_të_gjejë_zëvendësues_për_kryetarin_abu_bekr_bagdadi
Grupi terrorist ISIS nga frika e vrasjes së Abu Bekr Bagdadit, që tani po mundohet të gjejë dhe caktojë zëvendësin e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 03:05 Europe/Tirane
  • ISIS kërkon të gjejë zëvendësues për kryetarin Abu Bekr Bagdadi

Grupi terrorist ISIS nga frika e vrasjes së Abu Bekr Bagdadit, që tani po mundohet të gjejë dhe caktojë zëvendësin e tij.

Sipas një njoftimi të Sky News në gjuhën arabe, Observatori për të drejtat e njeriut në Siri, njoftoi se komanda e ISIS po mundohet të caktojë një zëvendësues për Abu Bekr Bagdadin në qytetin Raka të Sirisë. Kjo përpjekje e ISIS ka ardhur pasi më herët janë vrarë disa prej komandantëve të lartë të këtij grupi terrorist si Abu Omar Shishani, Abu Hixha Tunesi dhe Abu Osama Tunesi. Sabah Neman zëdhënës i brigadës anti-terrorizëm të ushtrisë irakiane kat hënë se kreu i ISIS është larguar nga Mosuli për në qytetin Badush në veri të këtij qyteti. Abu Bekr Bagdadi në kohën e largimit nga Mosuli ka marrë peng disa civilë irakianë për t’i përdorur ata si mburojë njerëzore. Vlen të theksohet se operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi më 17 tetor të këtij viti.