ISIS shkatërron Universitetin e Msoulit
Grupi terrorist ISIS si pasojë e avancimeve të ushtrisë së Irakut dhe nga frika e humbjes së Mosulit, bazën më të rëndësishme të tij, ka shkatërrua universitetin e këtij qyteti dhe ka ndërtuar bunkerë për tu përballur me sulmet e forcave irakiane.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se një funksionar irakian i sigurisë, ka deklaruar se grupi terrorist ISIS ka shkatërruar me buldozer një pjesë të madhe të objekteve të Universitetit të Mosulit për të krijuar bunkerë dhe pozicione mbrojtëse kundër forcave irakiane. Ndërkohë për shkak të sulmeve të terroristëve të ISIS kundër rajoneve të çliruara Kadisije, Nur dhe Kods, përsëri ka filluar shpërngulja e banorëve të këtyre zonave. Pavarësisht shfrytëzimit të civilëve si mburojë njerëzore nga grupi terrorist ISIS, banorët e lagjeve të qytetit Mosul po vazhdojnë përpjekjet e tyre për tu larguar nga zonat e luftës dhe për të arritur në zonat që kontrollohen nga forcat e ushtrisë irakiane, - shtoi ndër të tjera ky funksionar i sigurisë së Irakut. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS kanë filluar më 17 tetor të këtij viti.