Times: Evropa pesimiste për largimin e Bashar Asad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37411-times_evropa_pesimiste_për_largimin_e_bashar_asad
Gazeta angleze "Times" ka pohuar se me afrimin e fundit të luftës në Alepo të Sirisë, funksionarët evropianë kanë arritur në këtë përfundim se më nuk mund të realizohen kërkesat e mëparshme të perëndimit për largimin e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, prandaj për ta ruajtur rolin e tyre në luftën e Sirisë, kanë ofruar propozime të reja për Sirinë të cilat përfshinë edhe ndihmat financiare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 04:08 Europe/Tirane
  • Times: Evropa pesimiste për largimin e Bashar Asad

Gazeta angleze "Times" ka pohuar se me afrimin e fundit të luftës në Alepo të Sirisë, funksionarët evropianë kanë arritur në këtë përfundim se më nuk mund të realizohen kërkesat e mëparshme të perëndimit për largimin e Bashar Asad, presidentit të Sirisë, prandaj për ta ruajtur rolin e tyre në luftën e Sirisë, kanë ofruar propozime të reja për Sirinë të cilat përfshinë edhe ndihmat financiare.

Faqja informative Parstoday njoftoi se gazeta angleze "Times" në numrin e saj të djeshëm ka shkruar se Bashkimi Evropian ka propozuar dhënien e ndihmave financiare për Qeverinë e Sirisë në shkëmbim të vendosjes së paqes në Siri dhe siç duket ky veprim është bërë me qëllim të ruajtjes së ndikimit dhe rolit të Evropës në luftën e Sirisë. Kjo gazetë angleze ka shtuar: "Gjithashtu ekziston edhe kjo ndjenjë në masë të madhe që Amerika si partner i perëndimit në negociatat e Sirisë, është lënë anash". Sipas kësaj gazete, Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, dy javë më parë në një takim me liderët e opozitës së Sirisë, ka ofruar propozime të reja të cilat përfshinë edhe ndihmat financiare dhe investimet si të ardhura paraprake për të kënaqur të gjitha palët. Këto propozime janë bërë në kuadër të rezolutave të OKB në të cilat kërkohet "ndryshim politik" në Siri. Amerika, Britania e Madhe dhe Franca gjithmonë kanë interpretuar insistimin e opozitës siriane për "tranzicion politik" me kuptim të largimit të Bashar Asad nga pushteti, mirëpo tani çështja e përcaktimit të kuptimit të fjalës "tranzicion" është lënë për të ardhmen.