Shtyhet shpallja e dënimit të Shejkh Ali Selman
Gjykata e regjimi Al Khalifa në Bahrejn me qëllim të shqyrtimit dhe konsultimit më të gjerë, ka shtyrë për 12 dhjetor shpalljen e dënimit për Shejkh Ali Selman, sekretarin e përgjithshëm të organizata opozitare "Vefak" të Bahrejnit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Shejkh Ali Selman sot është paraqitur në gjykatë në kohën kur ushtaraket e regjimit Al Khalifa e kanë transferuar atë në gjykatë nën masa të rrepta të sigurisë. Forcat e sigurisë së regjimit Al Khalifa nuk kanë lejuar pjesëmarrjen e familjarëve dhe të aktivistëve për të drejtat e njeriut në seancën e gjykimit të Shejkh Ali Selman, mirëpo në këtë seancë gjykimi ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave të disa vendeve të tjera. Shejkh Ali Selman që nga dhjetori i vitit 2014, është burgosur nga regjimi Al Khalifa me akuzë për përpjekjeve për ndryshimin e regjimit. Gjykata e apelit të Bahrejnit që nga 17 tetori ka anuluar dënimin e tij me 9 vjet burg dhe ka urdhëruar përsëri gjykimin e tij.