Ofeza të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa
(last modified Sun, 04 Dec 2016 18:54:51 GMT )
Dhjetor 04, 2016 19:54 Europe/Tirane
  • Ofeza të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa

Qendra palestineze për informim bëri të ditur se kolonët sionistë të përkrahur edhe nga ushtria izraelite, i kanë vazhduar aktet provokative dhe ofenduese ndaj shenjtërisë së xhamisë Al Aksa.

Rreth 60 kolonë sionistë sulmuan sot xhaminë Al Aksa dhe u përpoqën të kryejnë ritet fetare jahude të Telmudit, ndërsa ushtria dhe policia e regjimit të Izraelit përdori dhunën kundër protestuesve palestinezë që protestuan ndaj këtij veprimi provokativ të kolonëve sionistë. Gjatë muajit tetor 2016 mbi 3000 kolonë sionistë kanë sulmuar xhaminë Al Aksa, në kuadër të përpjekjeve të Izraelit për të zhdukur identitetin islamik dhe të krishterë të Bejtul Mukadesit dhe zëvendësimin e simboleve islame e të krishtera me simbole jahude.

 

Tags