Vazhdon tensioni në marrëdhëniet Kajro-Riad
Presidenti egjiptian pas një vizite dyditore në EBA, u largua nga Abu Dhabi drejt Kajros, pa u takuar me mbretin e Arabisë Saudite Selman ben Abulaziz.
Pasi regjimi Al Saud u zemërua shumë nga ndryshimi i qëndrimit të Egjiptit në lidhje me çështjen e Sirisë, funksionarët emiratas bën të ditur se Abdul Fetah Al Sisi, president i Egjiptit, u largua nga Abu Dhabi, duke e injoruar mbretin e Arabisë Saudite i cili gjithashtu ndodhet për vizitë në Emirate. Disa analistë politikë janë të mendimit se EBA u përpoqën të ndërmjetësojnë për pajtimin e liderëve të Egjipti dhe të Arabisë Saudite, por kjo përpjekje dështoi, sepse sauditët janë tepër të irrituar nga qëndrimi i Egjiptit përsa i përket krizës në Siri.