Forcat izraelite martirizojnë pesë palestinezë
Dhjetor 04, 2016 20:01 Europe/Tirane
Qendra palestineze për infomrimi bëri të ditur se forcat e regjimit okupator sionist gjatë muajit nëntor kanë martirizuar pesë palestinezë, katër prej të cilëve kanë qenë banorë të Bregut Perëndimor.
Që nga tetori i vitit 2015, kur populli palestinez i irrituar ndaj sulmeve dhe ofezave të përtishme të sionistëve ndaj xhamisë së shenjtë Al Aksa, filloi Intifadën Al Aksa, forcat pushtuese izraelite kanë martirizuar 265 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 2000 të tjerë. Ndërkohë, qendra palestineze për të burgosurit me rastin e Ditës ndërkombëtare të invalidëve, bëri të ditur se 32 invalidë palestinezë ndodhen në burgjet izraelite.
Tags