Presidenti libanez kërkon zgjidhjen e shpejtë të krizës siriane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37591-presidenti_libanez_kërkon_zgjidhjen_e_shpejtë_të_krizës_siriane
Presidenti i Libanit kërkoi që kriza siriane të zgjidhet sa më shpejt me mjete politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 17:38 Europe/Tirane
  • Presidenti libanez kërkon zgjidhjen e shpejtë të krizës siriane

Presidenti i Libanit kërkoi që kriza siriane të zgjidhet sa më shpejt me mjete politike.

Mishel Aun, në takimin e zhvilluar sot në Bejrut me Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për Sirinë, theksoi se zgjidhja e shpejtë e krizës siriane do të përmirësonte ndjeshëm kushtet e jetesës së mbi 1 milion refugjatëve sirianë që janë strehuar në Liban. Para këtij takimi, Aun u takua edhe me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, ku theksoi se lufta kundër terrorizmit duhet të shoqërohet me negociata politike për zgjidhjen përfundimtare të krizës në Siri.