Rreth përpjekjes saudite për “çlirimin” e Sirisë dhe Libanit nga Irani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37636-rreth_përpjekjes_saudite_për_çlirimin_e_sirisë_dhe_libanit_nga_irani
Një nga ekspertët përgjigjet se afrimi i Egjiptit me qeverinë siriane “nuk do të çojë në përkeqësimin e marrëdhënieve egjiptiane me vendet arabe të Gjirit, ashtu siç hamendësojnë disa, por do të jetë përkundrazi”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 09:58 Europe/Tirane
  • Rreth përpjekjes saudite për “çlirimin” e Sirisë dhe Libanit nga Irani

Një nga ekspertët përgjigjet se afrimi i Egjiptit me qeverinë siriane “nuk do të çojë në përkeqësimin e marrëdhënieve egjiptiane me vendet arabe të Gjirit, ashtu siç hamendësojnë disa, por do të jetë përkundrazi”.

Ili Ferezli - Analizë

Kur presidenti egjiptian Abdul Fettah al-Sisi tha se “mbështetja e ushtrive kombëtare arabe është përparësore që ato të vendosin kontroll mbi territoret e shteteve të tyre” duke patur si qëllim me ‘ushtritë kombëtare’, në rastin e Sirisë, ushtrinë e rregullt siriane, nuk u vu re ndonjë qëndrim kundërshtues nga vendet arabe të Gjirit Persik, ndryshe nga ç’ndodhi në Këshillin e Sigurimit kur Egjipti votoi kundër qëndrimit saudit refuzues të rezolutës ruse në lidhje me Sirinë. Atë kohë, përfaqësuesi i Arabisë Saudite nuk hezitoi të refuzojë qëndrimin egjiptian ‘kundërshtues të konsensusit arab’ dhe e cilësoi si ‘të dhimbshëm’. Arabia Saudite nuk u mjaftua me aq, por ARAMCO pezulloi furnizimin e Egjiptit me gaz "deri në një njoftim të dytë".

Çfarë ndryshoi që sauditët kaluan nga refuzimi në heshtje?

Një nga ekspertët përgjigjet se afrimi i Egjiptit me qeverinë siriane “nuk do të çojë në përkeqësimin e marrëdhënieve egjiptiane me vendet arabe të Gjirit Persik, ashtu siç hamendësojnë disa, por ndodhi e kundërta”. Ky afrimitet konsiderohet se përmban një interes të madh strategjik për Arabinë Saudite, i cili konsiston në frenimin e ndikimit iranian, si rrjedhojë edhe të Hezbollahut në Siri, duke mbërritur te kthimi i Sirisë në prehrin arab. Ai thotë se sauditët, të cilët i raportuan kreut të Byrosë së Sigurisë Kombëtare Siriane gjeneralit Ali Memluk para një viti e ca se shqetësimi i tyre konsiston në ndikimin iranian në Siri, besojnë se “vëllai më i madh arab” (Egjipti) ka potencialin e duhur për të hequr atë që ata e konsiderojnë “tutelë iraniane mbi qeverinë siriane”.

Në Liban, duket se sauditët ndjekin të njëjtën rrugë. Interesimi i tyre kundrejt presidentit Mishel Aun dhe përpjekja e tyre që vizita e tij e parë arabe të jetë në Riad, çon në të njëjtin rezultat: në përpjekjen për të distancuar Aunin nga Irani dhe Hezbollahu.

Në këtë kuadër, mund të vihen re dy sjellje të ndryshme për të njëjtin qëllim. Në rastin e Sirisë, Riadi vendosi të përfitojë nga hapja e Egjiptit ndaj qeverisë siriane, duke ringjallur shpresat për mundësinë e largimit të saj nga Irani. Ndërsa në Liban, vendosi të mbështetet drejtpërdrejt në aftësitë e veta për largimin e Mishel Aunit nga Irani, duke anashkaluar “vëllain e madh”, i cili u përpoq me anë të ministrit të jashtëm Samih Shukri që Auni t’i fillojë vizitat e tij të jashtme nga Kajroja, vizitë e cila do të mbartte simbolikën e mesatarisë dhe potencialin e komunikimit me të gjithë.

Burimi ndjekës i qëndrimit egjiptian nuk e cilëson fakt bindës lidhjen mes heshtjes saudite dhe përpjekjes së afrimit me Sirinë nëpërmjet Egjiptit, por e sheh të lidhur ekskluzivisht me tensionin e vazhdueshëm mes Riadit dhe Kajros që nga polemikat që ndodhën në Këshillin e Sigurimit. Reagimi saudit atëkohë erdhi nga jashtë marrëdhënies mes dy vendeve. Polemikat kanë sunduar përherë marrëdhënien mes tyre, porse dhomat e mbyllura kanë qenë gjithmonë vendi i duhur për të zgjidhur polemikat. Prandaj, burimi konsideron se Arabia Saudite mendoi se mbështetja financiare ndaj Egjiptit pas “revolucionit të 30 qershorit” do ta bënte këtë të fundit të ndihej borxhli ndaj saj në qëndrimet e veta, ndërkohë që egjiptianët besojnë se ajo që bëri ushtria egjiptiane atëkohë i shërbeu Arabisë Saudite pikërisht ashtu siç i shërbeu edhe popullit egjiptian, pasi qëndrimi i Vëllazërisë Myslimane në pushtet do të përbënte fatkeqësi për të dy palët.

Egjiptianët janë të bindur se qëndrimi i tyre ndaj Sirisë nuk është ndikuar nga variabilët apo nga shqetësimi i këtij apo atij. Ata nuk e kanë ndryshuar kursin e tyre që nga fillimi, duke u shprehur në Këshillin e Sigurimit në harmoni me këtë politikë në drejtim të prioritetit për një zgjidhje politike dhe refuzimin e militarizimit të krizës siriane.

E njëjta gjë ndodhi në Jemen, ku Egjipti ka theksuar që në fillim se mbështet “koalicionin legjitim”, por refuzoi të ndërhyjë në luftë, madje bëri thirrje për përfundimin e saj, për shkak të pasojave në lëndime njerëzore.

E njëjta gjë ndodhi në Jemen, ku Egjipti ka theksuar që në fillim se mbështet “koalicionin legjitim”, por refuzoi të ndërhyjë në luftë, madje bëri thirrje për përfundimin e saj, për shkak të pasojave në lëndime njerëzore. Burimi konkludon duke thënë se qëndrimi egjiptian për çështjet e rajonit nuk është i bazuar në llogari që kanë të bëjnë me interesat e shteteve të tjera, edhe nëse ato janë aleate, por në llogari strategjike që lidhen me vetë shtetin egjiptian. Për këtë arsye, Egjipti, kur përkeqësoi marrëdhëniet me Arabinë Saudite, nuk shkoi drejt një fronti tjetër.

Reagimi saudit erdhi shumë i papritur për egjiptianët, dhe për shkak se shqetësimi i udhëheqjes egjiptiane ishte i dukshëm, Arabia Saudite synoi të bëjë disa hapa për të absorbuar zemërimin egjiptian. Brenda kësaj kornize mund të vihet dorëheqja e sauditit Ejad Madani nga Sekretariati i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila erdhi pas kërcënimit të egjiptianëve për rishikimin e bashkëpunimit me organizatën pas talljes së z. Madani me z. al-Sisi.

Është bërë e ditur se emiratasit, ashtu si kuvajtianët, ndërhynë për të pajtuar, por ata u përballën me një qëndrim të ngurtë egjiptian, ndërkohë që sauditët kuptuan se reagimi i tyre i ashpër ndaj qëndrimit egjiptian në Këshillin e Sigurimit shkaktoi efekt të kundërt. Prandaj, burimi beson se sauditët, në kuadrin e një politike qetësuese, të cilën e kanë ndërmarrë kohëve të fundit, nuk komentojnë asnjë qëndrim egjiptian, pavarësisht nëse ata e mbështesin atë apo jo.

Në përmbledhje, burimi thotë se “Egjipti i ri nuk udhëhiqet dhe as udhëheq. Ai është po ai Egjipt, i cila vepron në përputhje me perspektivën dhe interesat egjiptiane e nacionaliste, jo sipas asaj që lakmon ky apo ai. Për këtë arsye, nuk do të jetë pjesë e ndonjë boshti kundër një tjetri”.

* Kjo analizë është publikuar në f. 2 të gazetës “Es-Sefir” të datës 28.11.2016.