Arabia Sauditë vazhdon me bombardimet e saj në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37684-arabia_sauditë_vazhdon_me_bombardimet_e_saj_në_jemen
Burimet informative të Jemenit njoftuan se avionët luftarakë të Arabisë Saudite edhe sot kanë kryer disa bombardime në zona të ndryshme të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 17:10 Europe/Tirane
  • Arabia Sauditë vazhdon me bombardimet e saj në Jemen

Burimet informative të Jemenit njoftuan se avionët luftarakë të Arabisë Saudite edhe sot kanë kryer disa bombardime në zona të ndryshme të vendit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa herë provincën Sa'de në veri të Jemenit. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas në mesin e tyre edhe disa fëmijë dhe gra. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar edhe qytetin Sirvah në provincën Meareb dhe kanë shkatërruar me dhjetëra shtëpi civile. Ndërkohë, me mijëra persona kanë protestuar në rrugët e Sanas, kryeqytetit të Jemenit dhe pastaj janë mbledhur përpara zyrës së OKB dhe kanë kërkuar heqjen e bllokadës dhe dënimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite ndaj Jemenit. Kjo është në kohën kur forcat jemenase kanë goditur anijet luftarake të Arabisë Saudite në brigjet e provincës Taiz në jug të Jemenit. Vlen të theksohet se edhe në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite është shkatërruar një automjet ushtarak i Arabisë Saudite me të paktën shtatë pasagjerë.