ISIS kryen të tjera krime në perëndim të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37687-isis_kryen_të_tjera_krime_në_perëndim_të_irakut
Një prej burimeve të sigurisë në Irak njoftoi prishjen e vendeve dhe monumenteve antike dhe historike në rajonin Dure Abasi, pjesë e provincës Anbar të Irakut nga ana e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 17:10 Europe/Tirane
  • ISIS kryen të tjera krime në perëndim të Irakut

Një prej burimeve të sigurisë në Irak njoftoi prishjen e vendeve dhe monumenteve antike dhe historike në rajonin Dure Abasi, pjesë e provincës Anbar të Irakut nga ana e grupit terrorist ISIS.

Emad Saleh komandant i forcave ushtarake të Irakut ka thënë se terroristët e ISIS kanë vendosur bomba në rajonin Ane dhe Rave që ndodhen 240 km larg në perëndim të Bagdadit dhe janë pjesë e provincës Anbar. Këto zona janë zona turistike të mbushura me monumente historike të periudhës Abasite. Terroristët e ISIS mbajnë të pushtuar rajonet në fjalë që nga viti 2014. Përgjatë 2 viteve të pushtimit të disa territoreve të Irakut, grupi terrorist ISIS ka shkatërruar shumë vende historike, kulturore dhe fetare në qytetin Mosul dhe qytetet e tjera të pushtuara prej tij.