Fiset jemenase bashkohen për tu përballur me sulmet e Arabisë Saudite
Fiset "El-Sherifejn" në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit kanë deklaruar mobilizim të përgjithshëm për tu përballur me sulmet e Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se fiset El-Sherifejn në një paradë ushtarake në prani Muhamed Al-Huthi, kryetarin e Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit dhe në prani të disa personaliteteve lokale në provincën Haxhe të Jemenit, kanë theksuar për forcimin e gatishmërisë ushtarake për ta mbrojtur Jemenin dhe për tu përballur me sulmet e Arabisë Saudite. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni, kanë shkelur flamujt e regjimit sionist dhe të Amerikës. Nga ana tjetër, një burim i sigurisë në Jemen në një intervistë me agjencinë e lajmeve Saba, ka deklaruar se oficerët e inteligjencës së Arabisë Saudite dhe krerët e grupit terrorist Al Kaida gjatë një operacioni të përbashkët, po rrëmbejnë punonjësit jemenas të cilët po shpërndajnë ndihma humanitare në qytetet e ndryshme të Jemenit. Vlen të theksohet se Arabia Saudite për ta kthyer përsëri në pushtet Mansur Hadi, ish-presidentin e dorëhequr të Jemenit dhe për ta dobësuar lëvizjen Ansarullah, ka filluar sulmet ushtarake kundër këtij vendi në mars të vitit 2015. Gjatë kësaj lufte janë vrarë mbi 11400 jemenas, shumica e të cilëve civilë.