Vriten civilët jemenas në veri të vendit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37786-vriten_civilët_jemenas_në_veri_të_vendit
Avionët e regjimit Al saud sulmuan sot disa herë rajonet Bagen dhe Raze në prvicnën Sade në veri të Jemenit, duke vrarë të paktën 16 civilë jemenas e duke plagosur tre të tjerë, si dhe duke shkatërruar disa ndërtesa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2016 16:59 Europe/Tirane
  • Vriten civilët jemenas në veri të vendit

Avionët e regjimit Al saud sulmuan sot disa herë rajonet Bagen dhe Raze në prvicnën Sade në veri të Jemenit, duke vrarë të paktën 16 civilë jemenas e duke plagosur tre të tjerë, si dhe duke shkatërruar disa ndërtesa.

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar të paktën 22 herë provincën Sa'de në veri të Jemenit. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas në mesin e tyre edhe disa fëmijë dhe gra. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar edhe qytetin Sirvah në provincën Meareb dhe kanë shkatërruar me dhjetëra shtëpi civile. Ndërkohë, me mijëra persona me të meta fizike dje njëkohësisht me ditën botërore të personave me të meta fizike kanë protestuar në rrugët e Sanas, kryeqytetit të Jemenit dhe pastaj janë mbledhur përpara zyrës së OKB dhe kanë kërkuar heqjen e bllokadës dhe dënimin e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite ndaj Jemenit.