Ushtria siriane avancon në Alepo / Terroristët kërkojnë të largohen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i37897-ushtria_siriane_avancon_në_alepo_terroristët_kërkojnë_të_largohen
Njëkohësisht me avancimin e forcave të ushtrisë siriane në Alepo, grupi terorirst Fat’hul Sham kërkoi të largohet nga zonat lindore të Alepos.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 04, 2017 07:58 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane avancon në Alepo / Terroristët kërkojnë të largohen

Njëkohësisht me avancimin e forcave të ushtrisë siriane në Alepo, grupi terorirst Fat’hul Sham kërkoi të largohet nga zonat lindore të Alepos.

Ky grup terrorist ka kërkuar nga forcat e ushtrisë siriane të tërhiqen  nga rruga Kastilo në pjesën veriore të Alepos, me qëllim që pjesëtarët e këtij grupi terrorist të largohen drejt kufirit me Turqinë. Ndërkohë, njësitë e ushtrisë siriane vazhdojnë spastrimin e rajoneve lindore të Alepos nga prania e terroristëve të armatosur dhe aktualisht kontrollojnë mbi 80 % të territorit të Alepos. Deri tani një numër i madh i terroristëve u janë dorëzuar forcave të ushtrisë siriane, të cilat sot kanë çliruar disa lagje të tjera në lindje të Alepos.