Turqia ndërprenë dënimin e komandantëve të ushtrisë së Izraelit
Të premten një gjykatë në Stamboll të Turqisë ka anuluar padinë kundër katër komandantëve të ushtrisë së regjimit sionist të cilët kanë dhënë urdhër për të sulmuar anijen turke e cila transportonte ndihma humanitare për popullin palestinez në Rripin e Gazës.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se këta katër komandantë izraelitë më parë ishin duke u gjykuar në mungesë për shkak të rolit të tyre në sulmin vdekjeprurës të forcave të regjimit sionist në vitin 2010 kundër anijes turke që transportonte ndihma humanitare për Gazën. Pas normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe regjimit sionist, prokurori i përgjithshëm i Turqisë më 7 nëntor ka kërkuar rishikimin e dosjes së padisë së Turqisë kundër Izraelit për shkak të sulmit kundër anijes humanitare Mavi Marmara dhe vrasjes së 10 pasagjerëve të saj shtetas turk. Vlen të theksohet se marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin ishin përkeqësuar më 31 maj 2010, si pasojë e sulmit të ushtrisë së regjimit sionist kundër anijes humanitare Mavi Marmara. Si pasojë e kësaj ngjarje dhe për shkak se regjimi sionist nuk kërkoi falje nga Turqia, qeveria e Ankarasë në shtator të vitit 2010 kishte ndërprerë bashkëpunimet e saj ushtarake me Izraelin dhe kishte dëbuar ambasadorin sionist nga Ankaraja. Të dy palët më vonë gradualisht filluan negociatat fshehurazi për normalizimin e marrëdhënieve dhe më 27 qershor 2016 u publikua plani për kompromis mes të dy vendeve. Deputetët e Parlamentit të Turqisë më 20 gusht miratuan planin për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.