Votëbesimi i parlamentit të Jemenit për qeverinë e shpëtimit kombëtar
Dhjetor 10, 2016 11:41 Europe/Tirane
Deputetët e parlamentit të Jemenit, të shtunën me shumicë votash i kanë dhënë votëbesimin qeverisë së shpëtimit kombëtar të këtij vendi.
Sipas kanalit televiziv jemenas Al Masire, qeveria e shpëtimit kombëtar e Jemenit me kryeministër Abdulaziz ben Habtur, pas marrjes së votëbesimit nga parlamenti, ka premtuar për kryerjen e përgjegjësive për drejtimin e vendit. Qeveria e shpëtimit kombëtar e Jemenit është krijuar më 28 nëntor nga lëvizja Ansarullah dhe Partia e Kongresit Kombëtar e lidhur me Ali Abdullah Saleh, në të cilën bëjnë pjesë 42 ministra nën udhëheqjen e Abdulaziz ben Habtur.
Tags