Vriten dhe plagosen dhjetëra forca të Mansur Hadit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38104-vriten_dhe_plagosen_dhjetëra_forca_të_mansur_hadit_në_jemen
Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë kryer një sulm në bazën Al Sulban, në qytetin Aden në jug të Jemenit, duke vrarë të pakktën 20 forca mercenare të presidentit të dorëhequr e të arratisur të Jemenit, Mansur Hadi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 16:56 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen dhjetëra forca të Mansur Hadit në Jemen

Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Jemenit kanë kryer një sulm në bazën Al Sulban, në qytetin Aden në jug të Jemenit, duke vrarë të pakktën 20 forca mercenare të presidentit të dorëhequr e të arratisur të Jemenit, Mansur Hadi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Një burim ushtarak në qytetin Aden bëri të ditur se numri i të vrarëve në këtë sulm mund të rritet për shkak se shumica e të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Presidenti i dorëhequr i Jemenit Mansur Hadi përkrahet nga koalicioni agresor i kryesuar nga Arabia Saudite, i cili që prej 20 muajsh po kryen sulme mizore e të përditshme kundër popullsisë civile në Jemen.