Terroristët vrasin 15 persona në Alepo
Dhjetor 10, 2016 20:28 Europe/Tirane
Grupet terroriste në lindje të Alepos kanë sulmuar me mortaja sot disa lagje në perëndim të Alepos, duke vrarë të paktën 15 civilë siriane e duke plagosur mbi 50 të tjerë.
Këto sulme kryhen në një kohë kur forcat e ushtrisë siriane në vazhdim të ofensivës së tyre për çlirimin e Alepos, kanë çliruar sot fshatin Fakih dhe zonat përreth, duke e ngushtuar edhe më shumë rrethimin e terroristëve në lindje të Alepos. Nga ana tjetër, forcat ajrore siriane kanë bombarduar pozicionet e grupit terrorist ISIS në rajonet jugperëndimore të qytetit Dejrul Zur, duke vrarë të paktën 25 terroristë e duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Tags