Sekretari amerikan i mbrojtjes kryen vizitë të papritur në Bagdad
Dhjetor 11, 2016 08:38 Europe/Tirane
Ashton Karter, sekretari amerikan i mbrojtjes, sot kreu një vizitë të papritur në Irak.
Qëllimi i vizitës së Karter në Bagdad është analizimi i operacionit për çlirimin e Mosulit. Gjatë qëndrimit në Bagdad, sekretari amerikan i mbrojtjes do të diskutojë me autoritetet irakiane për luftën kundër grupit terrorist ISIS. Karter ka arritur në Bagdad me avion luftarak dhe gjatë qëndrimit në Irak pritet të takohet me Hejdar Ebadi kryeministër dhe Masud Barzani kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut.
Tags