Qytetarët e Bahrejnit protestojnë në mbështetje të Shejkhë Ali Selman
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38287-qytetarët_e_bahrejnit_protestojnë_në_mbështetje_të_shejkhë_ali_selman
Qytetarët e Bahrejnit kanë protestuar në prag të gjykimit të sekretarit të përgjithshëm të organizatës politike islame Vefak të Bahrejnit i cili do të zhvillohet sot.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 07:00 Europe/Tirane
  • Qytetarët e Bahrejnit protestojnë në mbështetje të Shejkhë Ali Selman

Qytetarët e Bahrejnit kanë protestuar në prag të gjykimit të sekretarit të përgjithshëm të organizatës politike islame Vefak të Bahrejnit i cili do të zhvillohet sot.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qindra qytetarë të Bahrejnit të dielën në mbrëmje janë mbledhur në një protestë në rajonin Daraz dhe kanë protestuar në mbështetje të Shejkh Ali Selman. Gjykata e Bahrejnit sot do ta zhvillojë një seancë për gjykimin e Shejkh Ali Selman. Kjo seancë gjyqësore ishte caktuar të zhvillohet ditë më parë, mirëpo është shtyrë për shkak të nevojës për konsultime më të gjera të trupit gjykues. Vlen të theksohet se Shejkh Ali Selman, lideri i organizatës politike Vefak në Bahrejn është arrestuar nga regjimi Al Khalifa në korrik të vitit 2015 dhe është dënuar me katër vite burg me akuzë të provokimit të ndjenjave të opinionit publik, mirëpo Gjykata e Apelit në muajin maj të po atij viti ka zgjatur dënimin e tij me 9 vite burg. Bahrejni që nga vitit 2011 po përballet me protesta të gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa për shkak të politikave të dhunshme dhe diskriminuese të këtij regjimi.