Konfirmohet dënimi 9 vjet burg për Shejkh Ali Selman
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38335-konfirmohet_dënimi_9_vjet_burg_për_shejkh_ali_selman
Autoritetet gjyqësore të regjimit Al Khalifa kanë dënuar liderin e organizatës më të madhe politike opozitare të Bahrejnit me 9 vjet burg.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 14:34 Europe/Tirane
  • Konfirmohet dënimi 9 vjet burg për Shejkh Ali Selman

Autoritetet gjyqësore të regjimit Al Khalifa kanë dënuar liderin e organizatës më të madhe politike opozitare të Bahrejnit me 9 vjet burg.

Faqja informative e Libanit njoftoi se gjykata e regjimit Al Khalifa të hënën ka konfirmuar akuzuar e pavërteta kundër Shejkh Ali Selman, sekretarit të përgjithshëm të organizatës politike islamike Vefak të Bahrejnit dhe kanë rikonfirmuar dënimin me 9 vjet burg kundër tij. 

Ndërkohë qindra qytetarë të Bahrejnit të dielën në mbrëmje janë mbledhur në një protestë në rajonin Daraz dhe kanë protestuar në mbështetje të Shejkh Ali Selman. 

Regjimi Al Khalifa në korrik të vitit 2015 dhe është dënuar me katër vite burg me akuzë të provokimit të ndjenjave të opinionit publik, mirëpo Gjykata e Apelit në muajin maj të po atij viti ka zgjatur dënimin e tij me 9 vite burg. 

Ministria e Drejtësisë së Bahrejnit gjithashtu më 14 qershor të vitit 2016, ka pezulluar veprimtarinë e organizatës politike Vefak dhe pastaj Gjykata e Lartë e Bahrejnit më 17 qershor, ka lëshuar vërdiktin për shpërbërjen e kësaj organizata më të madhe politike opozitare në Bahrejn. 

Bahrejni që nga vitit 2011 po përballet me protesta të gjera qytetare kundër regjimit Al Khalifa për shkak të politikave të dhunshme dhe diskriminuese të këtij regjimi.