Mbi 100 anëtarë të partisë përkrahëse të kurdëve arrestohen në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38341-mbi_100_anëtarë_të_partisë_përkrahëse_të_kurdëve_arrestohen_në_turqi
Autoritetet e sigurisë në Turqisë kanë arrestuar mbi 100 anëtarë të Partisë Uniteti Demokratik Popullor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 11:29 Europe/Tirane
  • Mbi 100 anëtarë të partisë përkrahëse të kurdëve arrestohen në Turqi

Autoritetet e sigurisë në Turqisë kanë arrestuar mbi 100 anëtarë të Partisë Uniteti Demokratik Popullor.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se policia e Turqisë të hënën gjatë operacioneve të gjera, ka arrestuar 118 anëtarë të partisë Uniteti Demokratik Popullor në qytetet Stamboll dhe Ankara. 

Në muajin e kaluar gjithashtu ishin arrestuar edhe Salahtin Demirtash dhe Fegin Juksekdag, liderët më kryesor të Partisë Uniteti Demokratik Popullore së bashku me disa funksionarë të tjerë dhe disa anëtarë të kësaj partie. Këto arrestime kanë shkaktuar reagime të ashpra brenda dhe jashtë Turqisë. 

Të shtunën e kaluar gjithashtu janë shkarkuar tre kryebashkiakë të rajoneve kurde në juglindje të Turqisë. Qeveria e Ankara akuzon Partinë Uniteti Demokratik Popullor për bashkëpunim me grupin militant PKK në kohën kur kjo parti ka 59 deputetë dhe konsiderohet partia e tretë më madhe në Parlamentin e Turqisë.