Çlirohet 98 % e Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38371-Çlirohet_98_e_alepos
Shtabi informativ i ushtrisë siriane, deklaroi se ushtria siriane ka arritur të clirojë 98 % të qytetit Alepo.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 12, 2016 20:41 Europe/Tirane
  • Çlirohet 98 % e Alepos

Shtabi informativ i ushtrisë siriane, deklaroi se ushtria siriane ka arritur të clirojë 98 % të qytetit Alepo.

Ky burim me anë të një raporti, bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit forcat siriane kanë përparuar dukshëm në rajonet juglidnore të Alepos, duke çliruar lagjet kryesore Sheikh Said, Al Salehin dhe Babul Makam, duke u shkaktuar humbje të rënda terroristëve të ISIS. Sipas këtij raporti, aktualisht terroristët janë të rrethuar në katër lagje me një sipërfaqe prej 5 km katror. Nga ana e tyre, mediat siriane raportuan se gjatë ditës së sotme mbi 3500 civilë sirianë janë larguar nga rajonet e kontrolluara nga terroristët  dhe janë mirëpritur në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.